Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksioni në tregun e automjeteve, Inspektorati i Prishtinës shqipton 15 gjoba ndaj shitësve ilegal

GD
Gazeta Demos8 shkurt 2026 në 15:47
Aksioni në tregun e automjeteve, Inspektorati i Prishtinës shqipton 15 gjoba ndaj shitësve ilegal

Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka zhvilluar një aksion në orët e hershme të mëngjesit për largimin e shitësve ambulantë nga hapësira publike pranë tregut të automjeteve.

Gjatë këtij operacioni janë gjobitur 15 persona që tregtonin ilegalisht shpezë dhe bagëti të vogla.

Sipas zyrtarëve, aktiviteti paraqiste rrezik serioz për shëndetin publik, pasi therja e kafshëve bëhej në kushte të papërshtatshme dhe pa kontroll higjieno-sanitar.

Drejtori i Inspektoratit, Bekim Brestovci, theksoi se kjo hapësirë nuk është e destinuar për tregti dhe se gjendja e krijuar kishte potencial për përhapjen e infeksioneve.

Ai bëri të ditur se rruga prapa tregut të automjeteve nuk do të lejohet më të përdoret për këtë qëllim dhe u bëri thirrje shitësve të aplikojnë pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike për hapësira të ligjshme.

Ndërkohë, kryeinspektori Alban Ymeri njoftoi se secili nga shitësit që nuk ka respektuar urdhrat e inspektorëve është gjobitur me nga 100 euro.

Ai shtoi se aksionet do të vazhdojnë deri në eliminimin e plotë të tregtisë ilegale në këtë zonë.

Edhe AUV paralajmëroi se blerja e produkteve të mishit në ambiente të hapura dhe të pakontrolluara është e rrezikshme për qytetarët.

Sipas përfaqësuesit të këtij institucioni, Muharrem Shahini, praktikat e tilla janë jo vetëm anti-higjienike, por edhe të palejueshme, duke shtuar se kontrollet do të shtrihen në të gjitha komunat e vendit.

Nga ana tjetër, disa prej shitësve, të ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovës, kundërshtuan vendimin dhe qëndruan në rrugë si shenjë proteste para Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 11:47“Është dashur ta ruani kontributin pas luftës”, “faleminderit për ligjëratën” – replikat Hoti-Kadrijaj në Kuvend
  • 11:35Kadrijaj i dhuron Kurtit fotografinë me Ernest Lumën: Shokun e lëvizjes studentore e ke larguar nga punë, turp
  • 11:30Kurti tregon detyrat e grupit punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të Apelit për ish-krerët e UÇK-së
  • 11:20Presidentja mbajti takimin e parë koordinues me krerët institucionalë, diskutohet për Grupin Punues për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • 11:18Hamza: Me Kurtin jam takuar para dy ditësh, besoj që presidentja do ta dekretojë Ligjin për Specialen