Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Alarm për higjienën në shkollën “Ismail Qemali”, Këshilli i prindërve: Mos i dërgoni fëmijët në mësim…

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 17:05
Alarm për higjienën në shkollën “Ismail Qemali”, Këshilli i prindërve: Mos i dërgoni fëmijët në mësim…

Prindërit e nxënësve të Shkollës Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë kanë vendosur të bojkotojnë në tërësi procesin mësimor (nesër) e premte, më 6 nëntor 2026, në shenjë proteste ndaj gjendjes së rëndë higjieno-sanitare në shkollë.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Prindërve të Shkollës (KPSH), i cili shpreh shqetësimin për mungesën e një zgjidhjeje konkrete lidhur me pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve shkollore, si dhe për rrezikun e mundshëm që këto kushte paraqesin për shëndetin e nxënësve.

Njoftimi i plotë;

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË PRINDËRIT E SHFMU “ISMAIL QEMALI” – PRISHTINË ‪@all

Të nderuar prindër,

Duke marrë parasysh gjendjen tejet shqetësuese higjieno-sanitare në shkollën tonë, mungesën e një zgjidhjeje konkrete për problemin e pastrimit dhe mirëmbajtjes, si dhe rrezikun e mundshëm që këto kushte paraqesin për shëndetin e fëmijëve tanë, ju njoftojmë se:

TË PREMTEN, MË 6 NËNTOR 2026, BOJKOTOHET NË TËRËSI PROCESI MËSIMOR NË SHFMU “ISMAIL QEMALI”.

Ky është vendim i Këshillit të Prindërve të Shkollës (KPSH), si reagim ndaj gjendjes së krijuar dhe mungesës së garancive konkrete për sigurimin e një ambienti të pastër dhe të sigurt për nxënësit.

Pavarësisht përpjekjeve dhe komunikimeve të vazhdueshme me institucionet përgjegjëse, situata ende nuk ka marrë zgjidhje të qëndrueshme. Njoftimet për marrëveshje në mes të sindikatës dhe Komunës nuk përbëjnë garanci se shërbimet e pastrimit do të rifillojnë menjëherë dhe se shkolla do të ofrojë kushte të pranueshme higjienike.

Shqetësimi ynë është edhe më i madh pasi janë raportuar raste të reaksioneve alergjike te fëmijët, të cilat kërkojnë vlerësim nga autoritetet kompetente shëndetësore.

Ne nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë indiferentë përballë kësaj situate.

Dëshirojmë të jemi shumë të qartë:

Nuk jemi kundër procesit mësimor. Përkundrazi, kërkojmë që ai të zhvillohet rregullisht dhe në kushte dinjitoze.

Respektojmë plotësisht të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve që janë në grevë.

Nuk kërkojmë privilegje apo kushte të jashtëzakonshme. Kërkojmë vetëm të drejtën themelore të çdo fëmije: një shkollë të pastër, të shëndetshme dhe të sigurt.

Kërkojmë nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Arsimit dhe institucionet përgjegjëse ndërhyrje të menjëhershme, pastrim të plotë të ambienteve shkollore dhe një zgjidhje të qëndrueshme që garanton mirëmbajtjen e vazhdueshme.

Arsimimi është e drejtë themelore, por kjo e drejtë nuk mund të realizohet duke cenuar shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

Prandaj, ftojmë të gjithë prindërit që nesër, më 6 nëntor 2026, të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, duke iu bashkuar këtij reagimi paqësor dhe të përbashkët.

Ky veprim nuk ndërmerret për të dëmtuar procesin arsimor, por për të kërkuar përgjegjësi dhe veprime konkrete nga ata që kanë detyrimin të garantojnë kushtet për zhvillimin e tij.

SHËNDETI I FËMIJËVE TANË NUK ËSHTË I NEGOCIUESHËM!

Ju lutemi të gjithë përfaqësuesve të prindërve që ta shpërndajnë këtë njoftim në grupet përkatëse të klasave, në mënyrë që secila familje të informohet me kohë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin, solidaritetin dhe përgjegjësinë e përbashkët.

Me respekt,

Keshilli i prinderve

SHFMU “Ismail Qemali” – Prishtinë

ismailqemaliprindërve

Më shumë nga Lajme

  • 19:20Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
  • 19:11“Mundësia që Kurti ta kushtëzojë Ligjin për Specialen”, Gjini: Do të ishte gabim prej të cilit ka me pas zor me dal
  • 18:57Miftaraj: Kosova po shpenzon mbi 2 milionë euro në ditë për blerjen e energjisë elektrike
  • 18:53B.M., ndalohet për “mashtrim”, dyshohet se ka vënë në lajthitje të dëmtuarit shtetas të Norvegjisë
  • 18:37Si u organizua dorëzimi i Thaçit në EULEX? Çollaku zbulon marrëveshjen me Specialen