Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aleanca paralajmëron interpelancë për energjinë, Gjini: Kosova është në kolaps, importi ka kushtuar 27 milionë euro vetëm në shtator

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 12:24
Aleanca paralajmëron interpelancë për energjinë, Gjini: Kosova është në kolaps, importi ka kushtuar 27 milionë euro vetëm në shtator

Kryetari i Aleancës , Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova po përballet me krizë të rëndë energjetike, duke pretenduar se vetëm gjatë muajit shtator importi i energjisë elektrike ka kushtuar rreth 27 milionë euro. Ai ka paralajmëruar se vendi mund të detyrohet të importojë energji në vlerë prej së paku dy milionë eurosh në ditë, ndërsa ka akuzuar Qeverinë për dështim në riparimin e bojlerit të njërit prej blloqeve të prodhimit.

Në një konferencë për media, Gjini ka paralajmëruar se Aleanca javë e ardhshme do të kërkojë interpelancë në Kuvendin e Kosovës lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë se kostot e importit të energjisë elektrike rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët, qoftë përmes faturave, qoftë përmes shpenzimeve nga buxheti i shtetit.

“Sot e kemi thirrur në konferencë për shtyp për me e kthy vëmendjen e opinionit të Kosovës te gjendja në të cilën sot është Kosova. Që ndërlidhet me ekonominë, që ndërlidhet pothuajse me gjithçka tjetër, e që ka të bëjë me energjinë elektrike, me energjinë në Kosovë. Më duhet me ju thënë që Kosova, thashë, është në kolaps. Edhe një herë: pas shumë viteve, me një import brutal të energjisë elektrike, me çmime brutale, çmime të cilat në fund të fundit të gjitha paguhen prej xhepave të qytetarëve të Kosovës. E dimë që ka shumë kamuflime, e dimë që shumë çka sikur në raste të tjera, unë e përdor një fjalë “pështjellët” në Kosovë, ama duhet me e potencu pastër. Që do të thotë që paguhet për energji elektrike, del prej xhepave të qytetarëve të Kosovës. Qoftë përmes faturave, qoftë përmes pagesave skandaloze prej buxhetit të Kosovës, për shkak se edhe buxheti i Kosovës, vjen prej xhepave të qytetarëve të Kosovës përmes taksave, të cilat ju merr shteti”, tha Gjini, shkruan eo.

Ai ka dhënë edhe shifra për importin dhe prodhimin e energjisë, duke thënë se në momentin kur po fliste, prodhimi ishte rreth 372 megavat, ndërsa kërkesa e kalonte 800 megavatët.

“Duhet me ju thënë që importi i energjisë elektrike deri tash është diku 27 milion euro. Këtë veç shtatorit jemi duke folur, vetëm shtatorin. Duhet me ju thënë që e kemi prodhimin e energjisë elektrike diku në 372 megavat tash e kërkesën në këto momente e kemi mbi 800 megavat. Do të thotë momentet kur nuk pritet me pas shumë kërkesë. Është kërkesë e ulët. Mundet me shku shumë më lart. Që do të thotë po mbërrijmë minimum me importu energji elektrike 2 milion euro në ditë”, tha ai.

Gjini ka akuzuar Qeverinë se ka dështuar, sipas tij, me qëllim në tenderin për riparimin e bojlerit, duke pretenduar se procedura është mbyllur pa fitues dhe se kjo ka bërë që riparimi të mos përfundojë.

“ Të njëjtat kompani për që licencohen për transport të energjisë elektrike, edhe për mashtrime të tjera janë të njëjtat të njëjtat, prapë janë të njëjtat. Për të cilat edhe mediat edhe ne e kemi folur për një kohë të gjatë. E dini që kurti ka dalë në Kuvend të Kosovës para nja 3 viteve, edhe ju ka mbajtur ligjëratë deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës për bojlerat edhe për filterat. E tash po ju tregoj diçka. Këta e kanë dështu me qëllim tenderin e riparimit të bojlerave, bojlerit. I cili ka pas me u riparu deri në fund të këtij viti, e kanë hapur tenderin, e kanë mbyllur tenderin pa fitues, për me i zbulu çmimet e ofertave që është aferë korruptive brutale, kanë marrë ankesa edhe ai bojleri i kurtit është i pariparuar. Që ai i njëjti bojler për të cilin ka folur para nja 2 vjet e gjysmë. Tash çfarë ndodh? Prapë duhet ose në dhjetor ose në janar ose në shkurt prapë duhet me e nxjerrë prej sistemit bllokun më të madh që e kemi, në prodhim, për me e riparu atë bojlerin për të cilin ka folur personi i cili e udhëheq mashtrimin më të madh në histori të Kosovës. Aleanca do të kërkoj interpelancë nga qeveria e Kosovës për këtë çështje”, tha ai.

kosovaenergjinëgjini

Të ngjashme

Gjini kërkon llogari nga Qeveria: Tregoni pse jemi të përjashtuar nga dialogu strategjik me Amerikën

Gjini kërkon llogari nga Qeveria: Tregoni pse jemi të përjashtuar nga dialogu strategjik me Amerikën

08:28
Gjini: Kosova s’ka përfituar nga kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend

Gjini: Kosova s’ka përfituar nga kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend

13:04
Ardian Gjini nesër mban konferencë për media, sbëhet e ditur arsyeja

Ardian Gjini nesër mban konferencë për media, sbëhet e ditur arsyeja

19:30
KEK-u paralajmëron ndaljen e njësisë B2 të “Kosova B”, kjo është arsyeja

KEK-u paralajmëron ndaljen e njësisë B2 të “Kosova B”, kjo është arsyeja

11:08

Më shumë nga Lajme

  • 15:27Haizir fton shqiptarët e Luginës të votojnë në zgjedhje: Bashkojeni votën, për një qëllim e Referendum
  • 15:26Inspektorati i Mjedisit e gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro, Pacolli i “qorton”: Institucionet duhet të jenë shembull
  • 14:57Rikthimi i ligjit në Kuvend, Lushaku-Sadriu: Mund ta dëmtojë Kosovën në afatgjatë
  • 14:55Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj, FSK-ja u dyfishua në numër
  • 13:55“Detyrimet ndaj pakicave”, Zeka thotë se ka kërkesë të qartë nga Administrata e SHBA se çfarë duhet të bëjë Kosova