Bashkimi Evropian dhe Kanadaja duan ta thellojnë ndjeshëm bashkëpunimin e tyre.
Në një samit në Montreal, u themelua një “Aleancë për të Ardhmen”.
Synimi është krijimi i një hapësire të përbashkët prosperiteti dhe sigurie ekonomike.
Për këtë qëllim, zinxhirët e furnizimit duhet të bëhen më të qëndrueshëm dhe të reduktohen rreziqet e përbashkëta ekonomike.
Gjithashtu, të dyja palët synojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, energjisë, arsimit, tregtisë, hapësirës dhe Al.
Një vend me karakter evropian
Kryeministri kanadez Mark Carney e cilësoi këtë si një hap drejt “një bote më të qëndrueshme ndaj krizave”.
Sipas tij, shoqëritë po përballen me sfida dhe tronditje të reja.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi, se në Montreal po hapet një kapitull krejtësisht i ri në historinë e përbashkët.
Presidenti i Këshillit Evropian António Costa e cilësoi Kanadanë si “vendin më evropian ndër vendet joevropiane”.
Kanadaja vend anëtar apo jo?



