Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasada e Holandës: S’mund të ketë liri shtypi nëse gazetarët s’mund të bëjnë punën e tyre

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 18:52
Ambasada e Holandës: S’mund të ketë liri shtypi nëse gazetarët s’mund të bëjnë punën e tyre

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Karin Boven, ka zhvilluar një takim me gjashtë redaktorë të Radiotelevizionit të Kosovës, të cilët janë larguar nga moderimi i emisioneve në transmetuesin publik nga njerëzit e Vetëvendosjes, në një censurë të paprecedentë.

Përmes një komunikate, Ambasada thekson se liria e shtypit nuk mund të funksionojë nëse gazetarët nuk gëzojnë siguri dhe mbrojtje gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se Holanda mbetet e përkushtuar në promovimin e gazetarisë së pavarur dhe në mbrojtjen e reporterëve, duke e cilësuar rolin e tyre si shtyllë thelbësore të një shoqërie demokratike.

Ambasadorja Boven, gjatë takimit me redaktorët e RTK-së, njoftoi se ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe sfidat me të cilat po përballen ata, duke nënvizuar rëndësinë e një mjedisi mediatik të hapur, transparent dhe të drejtë. “S’mund të ketë liri shprehjeje apo liri shtypi nëse gazetarët nuk janë të sigurt për të bërë punën e tyre. Holanda vazhdon të bëjë fushatë për mbrojtjen e gazetarisë së pavarur dhe për sigurinë e gazetarëve në mbarë botën, pasi ata janë gurët e themelit të një shoqërie demokratike. Në këtë frymë, Ambasadorja Karin Boven ftoi një grup prej 6 redaktorësh lajmesh të transmetuesit publik RTK dhe dëgjoi mendimet, shqetësimet dhe sfidat e tyre. Si Holandë, ne besojmë fuqimisht në lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe në një ofrim informacioni të hapur, të drejtë dhe transparent nga media, duke u mundësuar në të njëjtën kohë gazetarëve të kryejnë rolin e tyre me integritet të lartë. Njëra nuk mund të ekzistojë pa tjetrën. Ambasada e Holandës në Kosovë do të ndjekë me vëmendje zhvillimet aktuale shqetësuese në media.” – thuhet në reagim.

ambasada e holandesRTK

Më shumë nga Lajme

  • 10:39Paratë e padeklaruara “ndalen” në kufi, mbi 54 mijë euro zbulohen nga Dogana
  • 10:38Sveçla në gjykatë për gazin lotsjellës: Veprimet tona ishin politike, marrëveshja për demarkacionin ishte gabim
  • 10:28Bie edhe pak nafta në Kosovë
  • 10:27Subvencionimi i teksteve shkollore, Haxhiu: U vonua, është dështim i Qeverisë
  • 10:26Prokuroria kërkon dënimin e Sveçlës: Bombola e gazit konsiderohet armë