Në orët e mëngjesit të sotëm në Mitrovicën e Jugut u raportua për dy raste të thyerjeve të lokaleve në lokacione të ndryshme të qytetit.
Njësitë kompetente policore, siç theksohet në njoftimin zyrtar, pas disa orësh intensive të veprimeve operative dhe hetimore kanë arritur të identifikojnë tre presona të dyshuar. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura në lokalet e thyera.
