Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Azem Vllasi: PDK po kalon përçarje të brendshme, të pakënaqurit mund ta votojnë qeverinë Konjufca

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2025 në 20:42
Azem Vllasi: PDK po kalon përçarje të brendshme, të pakënaqurit mund ta votojnë qeverinë Konjufca

Njohësi i çështjeve politike Azem Vllasi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës pas zgjedhjes së Bedri Hamzës kryetar në Konventën e mbajtur të hënën.

Në një prononcim për IndeksOnline, Vllasi vlerëson se ndryshimet në krye të PDK-së pikërisht në këtë moment, para vendimit përfundimtar për shpalljen e zgjedhjeve të reja janë tregues se brenda partisë po ndodhin lëvizje të pazakonta.

Sipas tij, mbetet e paqartë pse u bë një ndryshim kaq i shpejtë dhe i ngutshëm, duke theksuar se ky proces lë vend për dyshime.

Aithotë se qëndrimi kritik i Enver Hoxhajt të cilin Vllasi e konsideron ‘figura më serioze politike brenda PDK-së’ – u shpërfill plotësisht, gjë që sipas tij tregon përçarje të dukshme në parti.

“Enver Hoxhaj, njeriu politikisht më serioz në PDK pati qëndrim ndryshe por nuk u përfill. Shpejt do shihet për çka bëhet fjalë”, ka thënë Vllasi.

Ai ka paralajmëruar se mund të ndodhë një rebelim i Hoxhajt bashkë me 4–5 deputetë të tjerë të PDK-së.

“Mund të pritet rebelimi i Hogjajt me 4-5 deputetët nga ata të PDK-s dhe me ato 56 vota që ishin për Kurtin, të votohet Qeveria Konjufca”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij, me mbështetjen e 56 deputetëve që votuan më herët për Albin Kurtin nuk përjashtohet mundësia që të votohet një Qeveri e udhëhequr nga Glauk Konjufca.

Tutje Vllasi madje përmend se në këtë skenar, tre votat e Fatmir Limajt mund t’i bashkohen grupit të Hoxhajt, gjë që sipas tij do të shmangte zgjedhjet e reja dhe do të zhbllokonte skenën politike pas dhjetë muajsh ngërç.

“Kjo do të ishte më e mira për Kosovën, sesa të shkohet në zgjedhje të reja me të njëjtat fytyra që po e mbajnë shtetin të bllokuar. Nëse ndodh një qeveri e tillë, Hoxhaj dhe Limaj do të kishin meritën që e nxorën vendin nga kriza”, është shprehur Vllasi.

Ai vlerëson se Konjufca si kryeministër ‘nuk do të ishte zgjidhje e keqe’.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 14:33Ramush Haradinaj nderon heroin Bahri Fazliu në ditëlindjen e tij
  • 14:25Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së
  • 14:01Sulmi në një party rave në Zvicër: Raportohet se viktima 22 vjeçare është një grua italiane
  • 13:57Gjermani: Tetovari bie nga skelja dhe vdes në vendin e punës
  • 13:43Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive