Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnë

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 16:19
Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnë

Organizata “Albanians for America” ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nominimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.Në një deklaratë, organizata ka vlerësuar përvojën akademike dhe profesionale të Sejdiut, duke theksuar angazhimin e tij ndaj shtetësisë së Kosovës, vlerave demokratike dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të vendit.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:Albanians for America mirëpret marrëveshjen ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nominimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.

Prof. Dr. Bekim Sejdiu sjell një përvojë të gjerë akademike dhe profesionale, një karrierë të dalluar publike dhe një angazhim të dëshmuar ndaj shtetësisë së Kosovës, vlerave demokratike dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të vendit.Albanians for America e mbështet nominimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut dhe u bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që këtë proces ta trajtojnë mbi bazën e interesit shtetëror dhe nevojës për institucione të qëndrueshme, demokratike dhe të besueshme.

Kosova ka nevojë për një President që bashkon, përfaqëson dhe mbron interesin e saj shtetëror, si dhe forcon partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe orientimin euroatlantik të Republikës.Prandaj, u kërkojmë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që, pa humbur kohë, të përmbushin përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe të votojnë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

kosovësbekimpresident

Të ngjashme

Sali Berisha uron Bekim Sejdiun për president, ani pse ende nuk  është votuar..

Sali Berisha uron Bekim Sejdiun për president, ani pse ende nuk është votuar..

17:44
Anton Quni reagon marrëveshjen LDK-LVV për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Anton Quni reagon për marrëveshjen LDK-LVV për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

16:35
“Një President për të gjithë”, Kusari kërkon votën për Bekim Sejdiun

“Një President për të gjithë”, Kusari kërkon votën për Bekim Sejdiun

15:34
Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime

Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime

22:36

Më shumë nga Lajme

  • 18:35Gjini takon ambasadorin gjerman, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë
  • 18:35Berisha fton qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen “Marshit për Liri”
  • 17:54Ujdia Kurti-Abdixhiku, Tërmkolli: Nuk ka pasë një poshtërim e shkatërrim më të madh të LDK-së dhe të Kosovës sa në këto pesë-gjashtë vite!
  • 17:53Tre persona lëndohen nga një aksident në Fier, vozitësi në gjendje të rëndë
  • 17:51Jakaj: Vazhdimi i seancës konstituive mund të thirret kurdo, s’ka problem a zgjidhet fillimisht Qeveria a Presidenti