Dje është raportuar se biznesmeni turk Bilal Kara – themelues i spitalit Sante Plus, është arrestuar në Maqedoninë e veriut. Mirëpo, ai në një deklarim të sontëm për publikun e ka mohuar të jetë arrestuar.
Bilal Kara ishte raportuar se ka probleme në Maqedoninë e veriut për shkak të Spitalit të Syve, por që ai thotë se për këtë rast ka vetim hetim dhe mohon kategorikisht se është arrestuar.
“Mund të them se nuk më kanë arrestuar kurrë. Po e mohoj kategorikisht këtë çfarëdo që është shkruar në media nuk është e vërtetë për mua, personalitetin dhe situatën që po ndodh. Siç mund të shihni jam i lirë, jam në punën time, po punoj dhe po i vazhdoj aktivitetet e mia. Jam gati për çdo lloj kërkese, informacioni dhe dokumentacioni nga ana ime personale“, thotë ai në videon e publikuar.


