Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku flet për diskutimet Hamza-Kurti: Ishim gati të ofrojmë kandidat, por jo emër ekskluzivisht partiak

GD
Gazeta Demos10 mars 2026 në 22:10
Çitaku flet për diskutimet Hamza-Kurti: Ishim gati të ofrojmë kandidat, por jo emër ekskluzivisht partiak

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka keqinterpretuar qëllimisht diskutimet me këtë parti sa i përket çështjes së presidentit.

Në emisionin Debat Plus, Çitaku tha se PDK-ja kishte kërkuar një marrëveshje parimore. Sipas saj, kryetari Bedri Hamza i kishte thënë Kurtit se ishin të gatshëm të ofronin një kandidat, por jo domosdoshmërisht një emër ekskluzivisht partiak.

“Zoti Kurti bëri një keqinterpretim të qëllimshëm të çështjes në fjalë. PDK-ja nuk ka kërkuar marrëveshje blanko. PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore. Ne nuk kemi shkuar në tryezë për të bërë pazare, as nuk kemi shkuar për inate apo për të përmbushur ego personale. Në tryezë kemi shkuar, siç kemi shkuar gjithnjë, për t’u munduar të japim një zgjidhje dhe për të dalë nga ky cikël i pafund i krizave në të cilat jemi futur tash e gati dy vite.

Kryetari Hamza ia ka thënë Kurtit se ne jemi të gatshëm të ofrojmë kandidat, por e kemi saktësuar se jo domosdoshmërisht duhet të jetë një emër partiak.

Mirëpo do të ishte shumë e pandershme të flasim për emra të veçantë, t’ua lakojmë emrat në tryeza apo në publik pa pasur një dakordim paraprak që kandidatura do të vijë nga ana e PDK-së. Ky do të ishte hapi i parë. Më pas do të uleshim të diskutonim për kriteret, cilësitë dhe specifikat e kandidaturave në fjalë. Në këtë situatë jemi për shkak të vullnetit politik të shumicës” , ka thënë Çitaku.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:40ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
  • 23:32Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kah Dhërmiu
  • 23:22Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
  • 23:21Temperatura të larta, IHMK apelon për kujdes gjatë ekspozimit në diell
  • 23:19Pikat kufitare pa fluks, kolona vetëm te Dheu i Bardhë