Rrobat me të cilat u shfaq të hënën, i veshi edhe të martën. Edhe mund të mos i ketë larë në Hagë.
Në një situatë të tillë, John Stewart Duncan ishte edhe para 26 vjetësh, meqë Prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë u përpoq ta vinte në mëdyshje besueshmërinë e deklaratave për datat, me faktin që personat si dëshmitari i tretë i mbrojtjes apo Xhavit Haliti, shfaqeshin me rrobat e njëjta në disa materiale.
Duncan sqaroi dy deklarata të ish-komandantit të KFOR, Mike Jackson.
E para se ai e quajti Thaçin “boss” të Agim Çekut se nuk dinte mirë çfarë ndodhte në terren meqë po merrej me ndaljen e “Luftës së Tretë Botërore” me Rusinë në Aeroportin e Prishtinës.
