Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Do t'i mbështes ata” - Presidentja Shiroka Pula takoi kryetarët e komunave

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2026 në 20:22
“Do t'i mbështes ata” - Presidentja Shiroka Pula takoi kryetarët e komunave

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot me kryetarët e komunave, dhe është njohur nga afër me punën e tyre dhe njëkohësisht ka dëgjuar drejtpërdrejt arritjet, problemet dhe sfidat me të cilat përballen komunat.

Kryetarët e komunave e uruan Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe shprehën mbështetjen e tyre për të.

Sipas Presidentes, pushteti lokal është niveli i qeverisjes më i afërt me qytetarin. Ajo ka thënë se komunat janë dera e parë ku qytetarët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre.

Presidentja Shiroka Pula, ka theksuar se në nivelin lokal, qytetarët e shohin çdo ditë se si funksionojnë institucionet dhe sa përgjegjësi tregojnë ato.

Sipas saj, komunat janë edhe urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të nivelit qendror.

Presidentja Shiroka Pula i ka siguruar kryetarët e komunave se brenda kompetencave të saj, do t'i mbështes ata.

"Ajo është zotuar se në takimet e saj me përfaqësues të shteteve të tjera, institucione ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë, do ta prezantojë potencialin e komunave tona dhe se do të angazhohet për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për mundësi të reja të financimit të projekteve nga donatorët ndërkombëtarë" - thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentes.

shirokapulakomunave

Më shumë nga Lajme

  • 21:54Ngjarje e rëndë në Manëz të Durrësit, djali plagos me sëpatë prindërit, babai në gjendje të rëndë
  • 21:38Ymeri: Importohen rreth 700 mijë euro rrymë në ditë, qytetarët po e paguajnë faturën
  • 21:10Ndryshimet në pozitat drejtuese të Policisë së Kosovës, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
  • 20:26Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
  • 20:23Hoti 397 policëve të rinj: Uniformën mbajeni me dinjitet, nder dhe krenari