Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Donika Gërvalla tregon se a është e gatshme ta marrë Ministrinë e Drejtësisë

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 22:10
Donika Gërvalla tregon se a është e gatshme ta marrë Ministrinë e Drejtësisë

Bashkëkryetarja e GUXO, partnere e koalicionit të Vetëvendosjes, Donika Gërvalla është shprehur e gatshme që ta marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, pozitë për të cilën ishte propozuar nga Albin Kurti më 26 tetor, por kabineti i tij në atë kohë nuk mori 61 votat e duhura për krijimin e Qeverisë.

Gërvalla tha se edhe kabineti i ardhshëm që do të propozohet nga Kurti nuk do të ketë ndryshime.

“Sa i përket gatishmërisë time për ta marrë udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë është po ashtu… kam gatishmëri si në tetor”, tha Gërvalla në një intervistë për Kanal 10.

Sipas saj, gjatë katër viteve të kaluara, kur këtë ministri e udhëhoqi Albulena Haxhiu, është punuar “shumë”. Madje, ajo akuzoi Gjykatën Kushtetuese për bllokada.

“Sepse mendoj që reforma në drejtësi, në të cilën është punuar shumë gjatë katër viteve të fundit, por e cila gjithashtu është ballafaquar me bllokada të jashtëzakonshme, pra roli opozitar kur nuk po mundesh të ecësh në parlament i dërgon lëndët në kushtetuese dhe aty presin derisa ato derisa të fermentohen, derisa të bëhen turshi, apo nuk e di çka pret Gjykata Kushtetuese, edhe me Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, edhe me Ligjin për Vetingun, nuk e di çka pret”, shoti ajo.

Ajo përmendi zotimin për Prokurorinë e re, “e specializuar për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”. “Edhe ajo është goxha sfiduese”.

“Kështu që gatishmëria ime është, megjithatë, nuk mund të them as këndej as andej përderisa nuk jemi ulur dhe t’i përcaktojmë së bashku me partnerët tanë të koalicionit se cilat do të jetë ndarja e detyrave”, shtoi ajo.

Gërvalla deklaroi se nuk e refuzon asnjë sfidë. “Unë jam më shumë lojtar futbolli se sa tenisi. Unë kam dëshirë të luaj në ekip dhe ligjeve dhe rregullave të ekipit”. Nëse partnerët tanë do të kenë mendimin që unë mund ta udhëheqë mirë ministrinë e Drejtësisë, unë nuk i shmangem kësaj përgjegjësie.”, shtoi ajo.

Gërvallafoli edhe pwr raportet me Presidenten Vjosa Osmani, e cila para se tw zgjidhej e para e vendit, udhëhoqi me partinë që ajo e drejton. Gërvalla u pyet npse ajo e mbpshtet Vjosa Osmanin edhe për një mandat.

“Në momentin që do të fillojmë të diskutojmë rreth presidentit do ta shfaqim pozicionin tonë i cili është i ditur në radhët e koalicionit tonë por nuk kam gatitshmëto ta diskutoj publikisht seose e dëmtoj arriotjen e atij qëllimi që dua ta arrijë në fund. Zonja Osmani e ka pasur mbështetjen pa kusht në të gjitha proceset prej që unë e njoh dhe nuk di pse dp të duhej të kishte ndryshuar diçka. Mbështetja ime për presidenten Osmani asnjëherë nuk është lëkundur.”, tha ajo.

Donika Gervalla

Më shumë nga Lajme

  • 09:24Donika Gërvalla sot del në konferencë për media
  • 08:57Kundër vendimit të Hagës, mërgata sot zhvillon protesta në disa qytete evropiane
  • 08:46Azemi: Nga janari do të kërkojmë pagë minimale 600 euro
  • 08:31Flasin nga VV, nuk e përjashtojnë mundësinë e një marrëveshje me PDK
  • 08:2728 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme