Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Drejtësi për ata që ngritën flamurin”: Përparim Rama me fjalë emocionuese pas protestës në Tiranë

GD
Gazeta Demos17 tetor 2025 në 20:52
“Drejtësi për ata që ngritën flamurin”: Përparim Rama me fjalë emocionuese pas protestës në Tiranë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas pjesëmarrjes në protestën e Tiranës.

Rama ka theksuar se sheshi në kryeqytetin e Shqipërisë, ishte zemra e kombit.

“Sot, ky shesh frymon me gjakun dhe nderin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë! Sot, ky shesh është zemra e kombit që rrah me një ritëm të vetëm: ritmin e dinjitetit, të kujtesës dhe të krenarisë! Në këtë shesh, përkulemi me mirënjohje para atyre që rrokën pushkën për nder, për tokë, për gjuhë”, ka shkruar Rama.

Ai tha se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e gjaku i ushtarëve themel i shtetit.

“Sot, jemi bashkë për t’i dhënë zë asaj të vërtete që s’mund të heshtet: Se lufta jonë ishte e drejtë, e pastër, çlirimtare! Se gjaku i djemve e vajzave të UÇK-së është themel i shtetit të Kosovës dhe forca e gjallë e qenies shqiptare në Ballkan”, tha ai më tutje.

‘Nga ky shesh, le të ngrihet një zë i vetëm: Nder për luftëtarët e lirisë! Krenari për bijtë e kombit! Drejtësi për çlirimtarët! Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini, Presheva, diaspora janë sot një trup, një zemër, një flamur. Asnjë mur, asnjë pengesë, asnjë proces s’ka forcë me nda atë që u lidh me gjak e me besë”, theksoi i pari i kryeqytetit.

Rama tha se kush e don drejtësinë, e don UÇK-në.

‘Kush e don drejtësinë, e don edhe UÇK-në. Kush e don paqen, e nderon lirinë që sollën çlirimtarët tanë. Kush e don të ardhmen, e din se ajo ndërtohet mbi të vërtetën e sakrificës, e jo mbi padrejtësitë.Prandaj, le ta bëjmë këtë ditë betim të ri kombëtar: për lirinë që nuk shuhet, për kujtesën që nuk harron, për drejtësinë që nderon sakrificën'”, tha Rama.

“Drejtësi për ata që ngritën flamurin në ditët më të errëta. Drejtësi për ata që mbajtën pushkën për t’i dhënë kombit frymë. Drejtësi për të burgosurit e ndërgjegjes që s’kanë rrëfim tjetër veç të vërtetës. Tiranë, sot je kryeqyteti i të gjitha zemrave shqiptare. Sot, çdo flamur është një frymë. Çdo frymë, një betim. E çdo betim, një rrëfim për ata që i dhanë kuptim fjalës Atdhe. Lavdi UÇK-së. Lavdi çlirimtarëve”, përfundoi postimin e tij Rama.

Perparim Rama

Më shumë nga Lajme

  • 17:24Situata me zjarret në Shqipëri, 10 vatra ende aktive
  • 17:04Limaj fton qytetarët: Le ta ndezim së bashku këtë zjarr në nderim të lirimit të krerëve të UÇK-së
  • 16:32Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë gjatë aksionit për sigurinë në shkolla
  • 16:20Program i ri strehimi në Shqipëri, Rama: 7 mijë banesa do jepen në Tiranë në vitin 2027
  • 16:19Zyrtarët policorë mbështesin aksionin vullnetar për dhurimin e gjakut