Në intervistën për mbrojtjen, dëshmitari Michael Durkee kishte thënë se në takimin në mes Hashim Thaçit dhe Wesley Clark, tani i akuzuari nuk kishte vepruar si komandant ushtarak dhe luftëtar por që dukej më shumë si figurë politike i cili ishte i gatshëm për t’u angazhuar por i qartë se Kosova duhej të bëhej e pavarur.
“Mendoj se kjo ishte bazuar në atë se çka më kujtohet: lloji i bisedës që u zhvillua, foli pothuajse tërësisht për aspirata politike më shumë se për objektivat ushtarake që mund të kishin dhe në këtë kuptim ishte udhëheqës politik më shumë sesa komandant ushtarak”, tha ai
Dëshmitarit Durkee iu prezantua një dokument për të cilin tha se duket që të jetë një proces formal për të cilin Qeveria e Jugosllavisë kishte marrë vendimin për përfundimin e luftës.
