Një rast i dhunimit dyshohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në Dubravë të Istog. Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh lidhur me rastin, është arrestuar një burrë i dyshuar.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë Policia.
Teksa, detaje të tjera janë publikuar nga Sinjali, ku siç raportohet bëhet fjalë për një 55-vjeçar dhe një 13-vjeçare.
Rasti është raportuar më 29 janar 2026 rreth orës 13:50, kur një qytetar ka njoftuar Policinë se një person madhor kishte marrë me veturë një të mitur dhe ishte nisur në drejtim të vilave në zonën e Dubravës.
Njësitë reaguese janë nisur menjëherë në terren dhe pas kontrollit të disa objekteve kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin dhe vajzën e mitur brenda një vile/moteli. Në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitë hetimore dhe prokurorja kujdestare për të mitur.