Sot me fillim nga ora 10:00 pritet të vazhdojë seanca për zgjedhjen e presidentit, mes përplasjeve të forta politike për ligjshmërinë e procesit. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se zhvillimet përbëjnë “puç kushtetues”.

Ndërsa edhe deputeti i kësaj partie, Eman Rrahmani, e ka akuzuar kryeministrin Kurti për shkelje të Kushtetutës dhe shndërrim të Republikës së Kosovës në Republikë autoritare.

“Mirëmëngjesi, Republika AUTORITARE e Kosovës! Aty ku nuk vendos KUSHTETUTA, aty ku nuk vendos LIGJI, aty ku nuk vendos POPULLI, por aty ku vendos, kontrollon dhe urdhëron Albin Kurti”, tha ai.