Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ende asnjë gjurmë”, vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

GD
Gazeta Demos22 qershor 2026 në 18:22
“Ende asnjë gjurmë”, vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Policia e Kantonit të Aargaut ka konfirmuar për Klankosova.tv se operacionet e kërkimit janë zhvilluar pa ndërprerje që nga momenti i aksidentit, por deri më tani nuk ka pasur rezultate.

“Pas aksidentit, menjëherë janë ndërmarrë masa të ndryshme kërkimi. Si dje ashtu edhe sot, segmenti i prekur i lumit është kontrolluar disa herë. Fatkeqësisht, deri më tani nuk kemi arritur ta gjejmë djalin. Nesër, të martën, operacionet e kërkimit do të vazhdojnë”, ka deklaruar Dominic Zimmerli, shef i komunikimit të Policisë së Aargaut.

Sipas autoriteteve, ende nuk është bërë e mundur të përcaktohet një vendndodhje më e saktë e fëmijës. Kërkimet po zhvillohen përgjatë gjithë segmentit të lumit, duke përfshirë edhe zonën e njohur si Flachsee, ndërmjet hidrocentralit të Bremgartenit dhe vendit ku ndodhi aksidenti.

“Kërkimet po vazhdojnë në të gjithë segmentin e lumit, përfshirë edhe zonën e liqenit të cekët (Flachsee), ndërmjet hidrocentralit të Bremgartenit dhe vendit ku ka ndodhur aksidenti”, theksoi Zimmerli.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit, ndërsa ka bërë të ditur se deri tani nuk ka ndonjë zhvillim të ri as në hetime dhe as në operacionin e kërkimit.

“Deri më tani nuk kemi arritur ta përcaktojmë vendndodhjen e tij më saktë. Ne jemi ende duke kërkuar në të gjithë pjesën e lumit, përfshirë liqenin e cekët, midis hidrocentralit Bremgarten dhe vendit të aksidentit. Deri më tani nuk ka gjetje të reja në lidhje me aksidentin ose operacionin e kërkimit në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Aargaut

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 07:28Mot me diell, ky është parashikimi për sot
  • 23:57Konjufca -Gjuriqit në KS të OKB: Si mund të jemi ekstremistë kur kemi zgjedhur një presidente të fesë katolike
  • 23:07Lassen: Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
  • 22:58Kabashi i LDK-së për VV-në: Ramës i thonë “tik-tak” në Facebook, por i ikin në debat
  • 22:56Njësia e Krimeve Ekonomike kryen bastisje në Leposaviq, sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente