Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Erdogan ndryshon kurs pas 53 vjetësh: Integrimi në BE nuk është më përparësi e Turqisë

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 14:54
Erdogan ndryshon kurs pas 53 vjetësh: Integrimi në BE nuk është më përparësi e Turqisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë të ditur se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk renditet më mes përparësive të Ankarasë. Në deklaratën e dhënë për Al Jazeera Arabic, ai u distancua nga një synim që kishte zënë vend qendror në politikën e tij gjatë viteve të para në pushtet.

“Europa nuk e ka pranuar Turqinë prej 53 vitesh dhe nuk duket se po e shqyrton një mundësi të tillë as në të ardhmen e afërt, por ne nuk e kemi mbyllur derën. Ende mendojmë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Nëse na pranojnë, mirë. Nëse nuk na pranojnë, edhe më mirë. Bashkimi Europian nuk është prioriteti ynë”, deklaroi Erdogan.

Sipas presidentit turk, në rast se Turqisë i refuzohet anëtarësimi, pasojat do t’i ndiejë Bashkimi Europian dhe jo vendi i tij. Ky pozicion shënon një kthesë krahasuar me deklaratat e mëparshme të kreut të shtetit turk.

Në qershor 2024, gjatë takimit me presidentin estonez Alar Karis, Erdoğan e kishte përkufizuar anëtarësimin e plotë në BE si një “objektiv strategjik” për Turqinë. Edhe AKP-ja, partia e tij që mori pushtetin në vitin 2002, e kishte vendosur fillimisht integrimin europian në themel të programit politik. Reformat e ndërmarra në atë periudhë i mundësuan Turqisë të hapte negociatat e anëtarësimit në vitin 2005.

Kërkesa e Turqisë për t’u bërë anëtare me të drejta të plota u paraqit në vitin 1987, ndërsa statusi i vendit kandidat iu dha në vitin 1999. Megjithatë, procesi negociues vazhdon të jetë i bllokuar. Në raportin e publikuar vitin e kaluar, Komisioni Europian evidentoi përkeqësim të standardeve demokratike, pavarësisë së gjyqësorit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore.

turqisëerdoganeuropian

Të ngjashme

Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është më prioritet

Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është më prioritet

17:06

Më shumë nga Lajme

  • 15:55Kurti e Abdixhiku takohen sërish sot në ora 16:00
  • 15:43​25 raste të reja me fruth brenda një jave, kërkohet intensifikimi i vaksinimit
  • 15:36Më 1 shtator komunat në protestë, Ibrahimi: Kërkesat tona janë injoruar ndër vite nga niveli qendror
  • 15:35Musliu optimiste për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së: Më 16 shtator pres të dalin faqebardhë
  • 15:27Mjeku i QKUK-së tregon detaje për operacionin 4-orësh ku iu hoq tumori 3.5-kilogramësh 23-vjeçarit