Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Eurodeputeti austriak kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 22:57
Eurodeputeti austriak kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka kërkuar heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato “një ide të keqe”. Ai thekson se masat janë të padrejta, veçanërisht në krahasim me mungesën e sanksioneve ndaj regjimit të Vuçiqit në Serbi.Disa ditë para përfundimit të mandatit, ish-shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, rekomandoi që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese.

Megjithatë, jo të gjitha shtetet e bllokut u pajtuan për heqjen e tyre, prandaj ato vazhdojnë të mbeten në fuqi edhe sot.Së fundmi, nga Brukseli është bërë e ditur se masat do të hiqen vetëm nëse realizohet një transfer i rregullt i pushtetit në veri.

Ndërkohë, eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka kërkuar që këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës të hiqen menjëherë.“Masat kundër Republikës së Kosovës kanë qenë gjithmonë një ide e keqe. Ato duhet të hiqen menjëherë dhe plotësisht. Në Bruksel, disa që më herët nuk ishin plotësisht të informuar për situatën, tani për shkak të zhvillimeve në Serbi po e shohin absurditetin që regjimi i Vuçiqit nuk është sanksionuar, ndërsa Republika e Kosovës është vënë në shënjestër në këtë mënyrë”, deklaroi ai.

Mandl ka thënë se po punon që Kosova dhe Serbia të kenë një të ardhme më të mirë, ndonëse ka theksuar se Serbia po bën hapa prapa në aspektin e demokracisë.“Uroj që Kosova, ashtu edhe Serbia, të kenë më të mirën në të ardhmen. Dhe unë punoj për këtë. Besoj se proceset demokratike në Kosovë do të sjellin vite stabiliteti. Kosova ka treguar vazhdimisht pjekurinë e saj në ushtrimin e demokracisë. Serbia është shumë prapa sa i përket demokracisë dhe stabilitetit. Unë shoh një mundësi që lëvizja për liri në Serbi të triumfojë”.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në qershor të vitit 2023 si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të vendit, kur kryetarët shqiptarë në rrethana të tensionuara morën detyrën për të udhëhequr me katër komunat veriore.

BEmasat

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit