Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fatos Geci ankohet për rastin e denoncimit ndaj Lirim Mehmetajt, i drejtohet kryeprokurorit

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 14:12
Fatos Geci ankohet për rastin e denoncimit ndaj Lirim Mehmetajt, i drejtohet kryeprokurorit

Deputeti i VV-së, Fatos Geci ka njoftuar se do të bëjë ankesë për rastin e denoncimit ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se për këtë rast do t’i drejtohet Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas tij, deri sot nuk ka marrë asnjë informacion nëse, siç thotë, gazetari në fjalë është thirrur për t’u intervistuar lidhur me postimin e tij, pas të cilit, siç pretendon, ai dhe familja e tij ka marrë qindra kërcënime me jetë.

"Si deputet i Republikës së Kosovës, me përgjegjësi publike dhe me të drejtën për të kërkuar mbrojtjen e ligjit, sot do t’i drejtohem Kryeprokurorit të Shtetit me një ankesë zyrtare. Do të kërkoj sqarime se përse, edhe pas tri ditësh, nuk jam njoftuar për shqyrtimin e kallëzimit tim lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe shpifjen, si dhe pse nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore", ka shkruar Geci në Facebook.

Deputeti i VV-së ndër të tjera tha se siguria e tij dhe e familjes së tij nuk është çështje politike.

"Nuk kërkoj privilegje për shkak të pozitës sime. Kërkoj që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë dhe që institucionet përgjegjëse të reagojnë me seriozitet ndaj çdo rasti që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Siguria ime dhe e familjes sime nuk është çështje politike. Është çështje e sundimit të ligjit dhe e përgjegjësisë institucionale".

ndajkryeprokuroritfatos

Të ngjashme

Blerim Isufaj ankohet në Supreme pasi KPK e shkarkoi nga pozita e Kryeprokurorit të PSRK’së

Blerim Isufaj ankohet në Supreme pasi KPK e shkarkoi nga pozita e Kryeprokurorit të PSRK’së

15:15
Lirim Mehmetaj i reagon Fatos Gecit

Lirim Mehmetaj i reagon Fatos Gecit: S'mund ta dërgosh askënd në Polici për opinione, ka marrë fund ajo kohë

13:53
Çmendet Stambolli, Galatasaray në epërsi ndaj Barcelonës

Çmendet Stambolli, Galatasaray në epërsi ndaj Barcelonës

21:34
Befasi në Norvegji, Viking shënon gol të shpejtë ndaj Bayernit

Befasi në Norvegji, Viking shënon gol të shpejtë ndaj Bayernit

21:11

Më shumë nga Lajme

  • 15:27“Pak është plumbi për të, rroftë Kurti”-Del para gjykatës personi që kanosi me vrasje Vjosa Osmanin
  • 15:26Aleanca mbledh strukturat e saj, shpaloset strategjia për zhvillimin e Kosovës
  • 14:59AGK-ja alarmohet për licencimin e Radio Policisë: Rrezik për përhapjen e narrativave partiake
  • 14:49Tensione në Rrugën e Durrësit, të rinjtë tentojnë të thyejnë derën dhe xhamat e një banke
  • 14:33Këto janë të gjitha vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme