Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjini: Pushteti po e zvarrit qëllimisht procesin në Kuvend

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 17:27
Gjini: Pushteti po e zvarrit qëllimisht procesin në Kuvend

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, akuzoi pushtetin për përshkallëzimin e krizës politike, duke e cilësuar situatën si një përpjekje për uzurpimin e institucioneve shtetërore.

Në një konferencë për media, ai deklaroi se zhvillimet e fundit nuk mund të përshkruhen ndryshe, duke i quajtur ato një “grushtshtet të brendshëm”.

“Nuk ka emër tjetër kjo situatë, përpos grushtshtet i brendshëm. Nuk është grushtshtet që realizohet me forcë ushtarake, por nga njerëz që në mënyrën më brutale e shfrytëzojnë legjitimitetin e brishtë demokratik për t’i uzurpuar institucionet e shtetit”, tha Gjini.

Ai shtoi se përgjegjësia për ngërçin institucional po tentohet t’u faturohet padrejtësisht partive opozitare, ndërsa, sipas tij, pushteti po e zvarrit qëllimisht procesin politik.

“Ky regjim po përpiqet ta hedhë fajin aty ku nuk është, te partitë demokratike, dhe ta zvarrisë sërish procesin”, deklaroi kreu i Aleancës.

gjiniprocesinpushteti

Të ngjashme

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe protestave para institucioneve.  Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se qëllimisht ka çuar vendin drejt një krize politike, duke thënë se prej qershorit AAK-ja kishte paralajmëruar se ai do të kërkonte zgjedhje.  Sipas tij, Kurti ka mbyllur të gjitha mundësitë për dalje nga bllokada politike, ndërsa mosvotimin e Gjykatës Speciale nga Vetëvendosje në vitin 2015 e ka cilësuar si “oportunizëm të pastër”.  “Gjykata Speciale është thelbi i arsyes se pse Kurti është në pushtet”, ka shkruar Gjini.

Gjini akuzon Kurtin për krizën: Nuk deshi ta shmangte kaosin dhe zgjedhjet

20:51

Më shumë nga Lajme

  • 12:30PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe Kosovën
  • 12:28S'e votuan ligjin për Specialen, ragon Abdixhiku: Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde
  • 12:19Ndalimet gjatë protestës: OVL UÇK kërkon lirimin e Ekrem Selimit dhe Fadil Zogajt
  • 12:16Veteranët i reagojnë ashpër Kurtit e Sveçlës: E goditën UÇK-në me uniformën e shtetit
  • 12:13Musliu akuzon kreun e Policisë: Gazmend Hoxha dha urdhra politikë nga zyrat e VV-së në Kuvend