Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtuesit e Festivalit ReMusica, Donika Rudi dhe Viktor Berishaj, me të cilët ka diskutuar për 25-vjetorin e festivalit, kontributin e tij në jetën muzikore dhe planet për të ardhmen.
Kurti në një postim në Facebook, ka theksuar se gjatë një çerek shekulli, ReMusica ka prezantuar rreth 500 vepra të kompozitorëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora, duke lidhur krijimtarinë vendore me skenën ndërkombëtare.




