Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu: Mostrat për rinumërim nuk janë zgjedhur në mënyrë rastësore

GD
Gazeta Demos22 qershor 2026 në 17:48
Haxhiu: Mostrat për rinumërim nuk janë zgjedhur në mënyrë rastësore

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka shprehur dyshime lidhur me procesin e rinumërimit të votave të urdhëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke thënë se mostrat për rinumërim nuk janë përzgjedhur në mënyrë të rastësore.Haxhiu deklaroi se fillimisht nuk kishte planifikuar të ankohej, por se rezultatet e rinumërimit e kanë shtyrë të ndryshojë qëndrim.

“Pas rinumërimit që ka urdhëruar KQZ-ja, në bazë të Ligjit për Zgjedhjet, ky proces nuk ka prodhuar të njëjtin rezultat si ai i qendrave të numërimit. Rezultati ka ndryshuar te rreth 90 kandidatë të PDK-së. Disa kandidatëve u janë shtuar vota, ndërsa disa të tjerëve u janë hequr”, tha Haxhiu.Ai theksoi se edhe vetë ka përfituar pesë vota shtesë pas rinumërimit, megjithëse, sipas tij, janë numëruar mbi 5 mijë vota të PDK-së.

Sipas Haxhiut, ndonëse KQZ-ja ka vendosur të rinumërojë 7.41 për qind të kutive të votimit, përqindja reale e votave të verifikuara për subjektet politike është dukshëm më e ulët.“Për të gjitha partitë politike, mostra e votave të rinumëruara nuk e kalon 4 për qind. Kjo nënkupton se ka parregullsi edhe brenda KQZ-së, pasi janë përzgjedhur për rinumërim kryesisht kuti të vogla votimi”, deklaroi ai. Haxhiu përmendi si shembuj vendvotimet në Vllahi, Selaq dhe Marec, ku sipas tij numri i votuesve ka qenë shumë i vogël, duke ngritur dyshime se përzgjedhja nuk ka qenë rastësore.Ai shtoi se te Lëvizja Vetëvendosje janë verifikuar rreth 3.2 për qind e votave, te PDK-ja 3.52 për qind dhe te AAK-ja 4.1 për qind.

“Në 185 vendvotime janë evidentuar ndryshime në rezultatet e kandidatëve. Disa kandidatë kanë fituar vota, ndërsa disa të tjerë kanë humbur, ndonëse në numra minimalë”, tha Haxhiu.Sipas tij, nëse ky trend vazhdon, diferenca e votave mund të projektohet nga 180 deri në 320 vota, ndërsa ai aktualisht ndodhet rreth 120 vota larg kandidatit me të cilin po garon.

“Detyra e KQZ-së nuk është të tolerojë gabime minimale, as e PZAP-së. Detyra e tyre është që rezultati zgjedhor të jetë i saktë. Askush nuk ka të drejtë t’ia japë votën e qytetarit dikujt tjetër. Ligji dhe Kushtetuta e përcaktojnë qartë këtë dhe nuk ka vend për tolerim”, përfundoi Haxhiu në Dukagjin.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin