Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

GD
Gazeta Demos22 tetor 2025 në 18:59
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrimin politik ndaj një bashkëqeverisjeje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Haziri tha se LDK ka mbajtur qëndrim të qartë që nga 9 shkurti, duke vendosur të garojë për fitore dhe, në rast të kundërt, të qëndrojë në opozitë.

“LDK nuk ka ndryshuar qëndrim politik. Para 9 shkurtit e ka thënë qëndrimin e vet politik, që ne hyjmë në garë për me fitu dhe nëse nuk fitojmë, ne rrimë në opozitë. Edhe pas 9 shkurtit e ka konfirmu në dy ftesa që lideri i partisë së parë, nga Lëvizja Vetëvendosje, i dalë me 9 shkurt, ia ka çu LDK-së si ofertë për bashkëpunim institucional në bashkëqeverisje”, deklaroi Haziri, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se LDK ka treguar korrektësi institucionale në proceset parlamentare, përfshirë votimet për nënkryetarët dhe kryesinë e Kuvendit, megjithatë nuk ka pasur mundësi të ndikojë në zhbllokimin e krizës politike.

Ne i kemi thënë ‘faleminderit’, dhe i kemi konfirmu qëndrimin e 9 shkurtit. Kemi demonstru lojalitet institucional tek vota e nënkryetarit të katërt, tek vota e nënkryetarit të pestë, për nënkryetarin e parë, të dytë e të tretë, për kryetarin e Kuvendit, me pjesëmarrje aktive në Kuvend. Por ne nuk kemi qenë të fuqishëm me e deblloku krizën, megjithatë e kemi paralajmëru”, u shpreh Haziri./

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 19:55Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë
  • 19:44‘‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’’, Çitaku: Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?
  • 19:36Protesta e komunave, a do të jenë pjesëmarrëse të gjitha? Flet Sazan Ibrahimi
  • 19:32Vdekja e Ratko Mladiç, Haga i përgjigjet Beogradit: Kujdesi ndaj tij tejkaloi standardet minimale ndërkombëtare
  • 19:27Rrebesh i fortë shiu me breshër në Gjilan