Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hoxha: Nga nesër “Liria ka emër” zhvendoset në Hagë, më 16 shtator presim vendim lirues

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 17:36
Hoxha: Nga nesër “Liria ka emër” zhvendoset në Hagë, më 16 shtator presim vendim lirues

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, në një konferencë për media ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në “Marshin për Liri”, raporton Ekonomia Online.

Hoxha ka thënë se pas aktiviteteve të zhvilluara në Kosovë, nga nesër platforma “Liria ka emër” zhvendoset në Hagë, ku do t’i bashkohet diasporës shqiptare për aktivitetin “Nata e Pritjes”.

“Së pari, ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që ndodhen në Hagë.

Ishte një marsh dinjitoz, madhështor dhe qytetar. Për këtë ju jemi mirënjohës për kulturën e treguar në një aktivitet kaq madhështor.

Mesazhi ishte i qartë si fotografi dhe si përmbajtje: Populli i Kosovës i shpalli çlirimtarët plotësisht të pafajshëm.

Njëkohësisht, falënderim i veçantë edhe për organet e sigurisë për bashkëpunimin, po ashtu edhe kompanitë që kanë kontribuar dhe e kanë ndihmuar marshin me afishe, kafe e ujë.

Siç e dini, për të ardhur deri te dita e marshimit më 12 shtator, LKE ka pasur një sërë aktivitetesh.

Këtu kam dëshirë të falënderoj komunat për “Orët e Pritjes”, por edhe qytetarët dhe organizatat që i kanë vendosur në mënyrë vullnetare.

Njëkohësisht, falënderim i veçantë për organizatat e dala nga lufta për aktivitetet e përbashkëta me veteranët në shtatë Zonat Operative, nën siglën “Zjarret e Lirisë”.

Po ashtu, shprehim mirënjohje që marshin dhe aktivitetet e LKE-së në vazhdimësi i kanë mbështetur bashkësitë fetare, grupet kulturore e sportive, grupet minoritare, partitë politike dhe bizneset.

Sot kemi qenë gjithë ditën bashkë me akterë nga akademia, universitetet dhe shoqëria civile në konferencën me titull “Lufta për UÇK-në”, ku kemi trajtuar çështjet e kujtesës kolektive, historiografisë, rrëfimeve për luftën dhe riinterpretimeve që po derivohen nga proceset juridike.

Nga nesër, më 15 dhe 16 shtator, platforma “Liria ka emër” zhvendoset në Hagë dhe do të jetë aty bashkë me diasporën shqiptare për aktivitetin “Nata e Pritjes”.

Më 16 shtator, ne presim vendim lirues për çlirimtarët dhe festë për Kosovën!

Dhe në fund fare, nuk mund ta mbyll këtë konferencë të fundit nga Prishtina, pa i falënderuar të gjitha mediat, pa dallim, për këtë bashkërrugëtim me “Liria ka emër” tash e gjashtë vjet”, ka thënë Hoxha.

hoxhaliriaemër

Të ngjashme

Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte

Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte

19:47

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Zbulohet arsyeja e kthimit të aeroplanit për Moskë: Vulini dyshohet se u fut pa kontroll sigurie, drejtori i aeroportit dha urdhër ta kthenin
  • 22:52Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 22:49Krasniqi: Institucionet janë mbushur me kushërinj, dajë e teze – shtetin e kanë shndërruar në çiflig
  • 22:31“I ngutshëm” – Rrustem Mustafa për vendimin e Bedri Hamzës për dorëheqje
  • 22:21“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit