Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Inflacioni në Kosovë arrin në 7.1%, Gërxhaliu: Më i larti në Ballkanin Perëndimor, nuk jetohet vetëm nga ndihmat

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2026 në 11:51
Inflacioni në Kosovë arrin në 7.1%, Gërxhaliu: Më i larti në Ballkanin Perëndimor, nuk jetohet vetëm nga ndihmat

Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 7,1% gjatë tetorit 2026, ku këtu përfshihen çmimet e konsumit.

Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu për KosovaPress tha se niveli i inflacionit në Kosovë është në nivel më të lartë se në Ballkan e Evropë.

“Është e vërtetë se Kosova është duke u ballafaquar me sfida të shumta të natyrës politike, ekonomike, sociale, integruese. Një ndër indikatorët kyc pse jemi në këtë trend është edhe rritja e kulluar e inflacionit që ka arritur në 7.1 për qind. Një shkallë e inflacionit që është më e madhja në Ballkanin Perëndimor, edhe në nivel të Bashkimit Evropian dhe e gjitha kjo krijon goditje shqetësuese, qoftë për zhvillimin ekonomik të shtetit, qoftë për standardin e jetesës”, tha Gërxhaliu.

Ai vë në pah faktin se krahas rritjes së inflacionit nuk ka rritje të pagave, e për këtë ai u shpreh se “nuk jetohet vetëm nga ndihmat”.

“Qeveria dhe institucionet duhet të gjejnë mekanizma për të ndaluar hovin negativ të inflacionit. Në këtë drejtim, ne jemi dëshmitarë të rritjes së inflacionit, por jo të përcjelljës së rritjes së inflacionit me rritje të pagave, qoftë të pagës minimale apo maksimale. Nuk jetohet vetëm nga ndihamt, duhen hapa më të avancuar në këtë drejtim, rekomandime që të kemi ngrirje të taksave ose të akcizës për një periudhë tre mujore”, tha ai.

Qytetarët tash e sa muaj shprehën të shqetësuar dhe ankohen se inflacioni po vështirëson përditshmërinë e tyre.

inflacionitinflacionikosovë

Të ngjashme

Vergori dhe ambasadorja zvicerane diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Vergori dhe ambasadorja zvicerane diskutojnë për sigurinë në Kosovë

19:44
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë

19:11
Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

12:19
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

21:31

Më shumë nga Lajme

  • 12:16Katër persona të arrestuar për vrasjen e shqiptarit dhe policit belg në Bruksel
  • 12:15Erërat e forta dëmtojnë çatinë e shkollës në Kramovik të Rahovecit
  • 12:13Vdekja e pacientes me kancer pas mungesës së barnave, Jashari kërkon llogari nga Vitia
  • 12:08Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte në Drenas, komuna apelon për kujdes
  • 11:55PSRK kërkoi avancimin e shtatë prokurorëve, KPK shpall konkurs për katër pozita