Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Keqpërdorime dhe mashtrim: Bastisje në KRU ‘Gjakova’ dhe në shtëpinë e Hasan Krasniqit

GD
Gazeta Demos29 shtator 2025 në 15:03
Keqpërdorime dhe mashtrim: Bastisje në KRU ‘Gjakova’ dhe në shtëpinë e Hasan Krasniqit

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës, e kanë realizuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një urdhër kontrolli në objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe në shtëpinë e të dyshuarit, Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj kompanie.

Sipas komunikatës së përbashkët, hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike kanë kryer urdhër kontrollin në kuadër të hetimeve që në koordinim me Prokurorinë Speciale, janë duke u ndërmarrë për të gjitha dyshimet që janë objekt i hetimit penal.

“Gjatë operacionit policor janë sekuesturuar prova materiale ( dokumente ) të cilat do të shërbejnë si prova relevante për rastin. Hetimet po zhvillohen për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; Falsifikimi i dokumentit zyrtar; Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore; Konflikt i interesit dhe Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurorim publik”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Më shumë nga Lajme

  • 16:52Aksident i rëndë te liqeni i Badocit
  • 16:51E mban emrin e gjyshit të tij që ra dëshmor, Vesel Demaku zbulon se pse e zgjodhi Kosovën para Austrisë
  • 16:35Shoqata e Familjarëve “Përkorë” reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit në OKB
  • 16:34Pula: UÇK është pjesë e një kapitulli vendimtar të historisë sonë
  • 16:32FSK-ja trajnohet me ushtrinë turke, për kërkim-shpëtim