Themeluesja e qendrës “Ri-Jeta”, Arjeta Musliu, iu është bashkuar rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit, për zgjedhjet e 7 qershorit.
“Historia e saj nuk u formësua nga politika, por nga dhimbja.
Me një plagë që shumëkush nuk e sheh, por që ajo e ka kthyer në forcë. Në vend që ta thyejë, ajo e ka shndërruar në mision për të shpëtuar jetë, për t’u dhënë zë familjeve që luftojnë në heshtje, për t’u rikthyer shpresën atyre që e kanë humbur.
Kjo është Arjeta Musliu.
Një grua që nuk vjen në këtë rrugëtim për veten e saj, por për çdo nënë që zgjohet çdo ditë me frikën për fëmijën, për çdo motër e vëlla që nuk pranon të dorëzohet, për çdo familje që ka përjetuar dhimbjen e varësisë nga substancat narkotike, për çdo të ri që ka nevojë për një dorë që e nxjerr nga errësira.
Për këtë rrugëtim, pata nderin që në vitin 2021 ta dekoroj me Urdhrin Presidencial “Shote Galica”.
