Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 21:48
Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka thënë se deklarata e ministres serbe, Snezana Paunovic, për “spastrimin etnik të Kosovës”, është një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Torres thotë se deklarata e saj është moralisht e dënueshme, duke i dhënë të drejtë Kosovës për shpalljen e saj “non-grata” dhe duke thënë se Paunovic duhet të japë dorëheqje menjëherë.

“Deklarata e Snezhana Paunoviqit se ajo do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës nëse do të ishte në vendin e Millosheviqit është moralisht e dënueshme dhe një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj popullit shqiptar. Kosova kishte të drejtë ta ndalonte hyrjen e saj në vend dhe ajo duhet të japë dorëheqje të menjëhershme nga posti.”, ka thënë Ritchie Torres për Gazetën Express.

Lidhur me këtë deklaratë të Paunovic të enjten kanë folur edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Washingtoni zyrtar ka bërë të qartë se prioritet është paqja në Ballkan Perëndimor dhe se normalizimi Kosovë-Serbi është i domosdoshëm për një gjë të tillë. Nga DASH kanë kërkuar që politikanët të kontribuojnë në këtë qëllim të Amerikës përmes gjuhës që përdorin.

Më shumë nga Lajme

  • 14:29Fitore Pacolli tregon se rrëzohen pesë objekte pa leje afër Liqenit të Radoniqit
  • 14:28Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin- Para sulmit me thikë e rrahën në grup
  • 14:20“Nuk është ndonjë resort luksoz” – Deputeti i VV-së konfirmon se bashkë me Kurtin u freskuan në Banjë të Malishevës
  • 14:19Enver Hoxhaj uron bashkëshorten për ditëlindje: Me ty, çdo vit më i bukur, dashuria ime, krenarie ime
  • 14:13Ja sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë – njoftimi i Doganës