Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se ky angazhim ka për qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja.
Ai ka vënë në pah rëndësinë e arsimimit dhe shëndetit të fëmijëve, duke përfshirë edhe shëndetin mendor dhe atë psikosocial.


