Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosovë–Maqedoni e Veriut, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 17:26
Kosovë–Maqedoni e Veriut, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe zëvendësministri Enver Dugolli.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, veçanërisht bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive të Punëve të Brendshme.

Dugolli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, duke vënë në pah prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për krijimin e një klime më të sigurt në vend.

Në takim u diskutua edhe për çështje të përbashkëta, përfshirë marrëveshjet për kalimet kufitare dhe lehtësirat për banorët që jetojnë përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Gjatë vizitës, Dugolli dhe Iseni vizituan Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit, ku u njohën nga afër me procedurat për menaxhimin e kufijve të Kosovës, veçanërisht në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Ata vizituan edhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u informuan për programet e trajnimit të zyrtarëve policorë, pjesëtarëve të shërbimit korrektues, doganës dhe zjarrfikësve.

Në Akademi, dy zëvendësministrat zhvilluan takim edhe me kadetët Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymberi, djemtë e heronjve të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi. Pas përfundimit të akademisë, ata pritet të ndjekin rrugën e prindërve të tyre në shërbim të sigurisë dhe qytetarëve të Kosovës.

Në fund, Dugolli dhe Iseni vizituan Agjencinë për Regjistrimin Civil, ku u informuan për përmirësimin dhe përshpejtimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe për proceset e digjitalizimit.

Zëvendësministri Iseni falënderoi për mikpritjen dhe theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për avancimin e agjendave që synojnë forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në të dyja vendet.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të luftës kundër grupeve kriminale që veprojnë në të dyja vendet dhe që, në shumë raste, bashkëpunojnë ndërmjet tyre.

veriutbashkëpunimisigurisë

Të ngjashme

Kosovë–Maqedoni e Veriut, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Kosovë–Maqedoni e Veriut, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

17:57

Më shumë nga Lajme

  • 09:03Xhelal Sveçla dënohet me 1 vit burgim me kusht për gazin lotsjellës
  • 09:01Sulmohet një zyrtarë policorë, Polcia arreston një person në Prishtinë
  • 09:00Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit
  • 08:53Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ngacmoi dy gra
  • 08:35Kurti takon ekipin e xhudos: Synimi është forcimi i sportit në prag të Prishtinës 2030