Djali i Jakup Krasniqit, deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së miratuar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.
Krasniqi e ka cilësuar deklaratën si një nismë të mirë, por ka thënë se pa miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, nuk është ndërmarrë ndonjë veprim konkret.
“Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete. UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj. Qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.



