Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kur pritet ta dekretojë Shiroka-Pula Ligjin për Specialen?

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 16:19
Kur pritet ta dekretojë Shiroka-Pula Ligjin për Specialen?

Kuvendi i Kosovës ia ka përcjellë sot Presidencës Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa presidentja Justina Shiroka-Pula do të ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.

Kështu ka bërë të ditur për Reporterin Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

“Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhoma të Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka Pula do t`i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.”, tha Kupina.

Sipas Kushtetutës, tani Presidentja ka në dispozicion 8 ditë afat për ta dekretuar atë para se i njëjti të hyjë në fuqi.

Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të iniciuara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ndryshimet u miratuan pas dënimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hahsim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, më 16 shtator, me gjithsej 81 vjet burgim.

Ligji i ndryshuar synon ta kufizojë juridiksionin e Dhomave të Specializuara në vepra të caktuara që lidhen me pretendimet për trafikim të organeve, si dhe vrasje të paligjshme, torturë dhe trajtim mizor ose çnjerëzor në rrethana të përcaktuara në tekstin e tij.

Ndër ndryshimet kryesore është kufizimi i juridiksionit kohor dhe lëndor të gjykatës, si dhe parashikimi që procedurat që nuk përfshihen në juridiksionin e ri të kalojnë te institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Projektligji parasheh gjithashtu transferimin në Kosovë të personave të paraburgosur që nuk do të përfshiheshin më në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, si dhe një kufi maksimal prej 15 vjetësh burgim për dënimet e shqiptuara nga kjo gjykatë. Po ashtu, parashihet mundësia e faljes individuale nga presidenti për personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara kanë nxitur reagime nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Bashkimi Evropian është shprehur “thellësisht i shqetësuar”, duke vlerësuar se ndryshimet janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Brukseli i ka bërë thirrje vendit që të respektojë pavarësinë e Dhomave të Specializuara dhe zotimin për të garantuar llogaridhënie e drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet.

Edhe Gjermania ka shprehur mbështetje për qëndrimin e BE-së. Ambasada gjermane në Prishtinë ka theksuar se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar në bazë të ligjit të Kosovës dhe i mbështetur në Kushtetutë, duke nënvizuar se pavarësia e tyre duhet të respektohet plotësisht.

ligjinkosovësshiroka-pula

Të ngjashme

Prijës të NATO-s, KFOR-it e Policisë së Kosovës vizitojnë veriun e vendit

Prijës të NATO-s, KFOR-it e Policisë së Kosovës vizitojnë veriun e vendit

15:11
Si do të hartohet strategjia shtetërore për apelin në Hagë? Publikohet vendimi i Qeverisë

Si do të hartohet strategjia shtetërore për apelin në Hagë? Publikohet vendimi i Qeverisë

13:20
Përmbytjet në Turqi, reagon Konsullata e Kosovës në Stamboll - paralajmëron qytetarët për rrezik

Përmbytjet në Turqi, reagon Konsullata e Kosovës në Stamboll - paralajmëron qytetarët për rrezik

13:07
Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

13:05

Më shumë nga Lajme

  • 17:31Presidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese
  • 17:28Protestuesit gjuajnë me gurë kabinën e rojës së Ambasadës Amerikane, në zonë “kumbon” alarmi i bankës së shkatërruar
  • 17:28Termokosi fillon sezonin e ri ngrohës
  • 17:25Mesazhi i presidentit Begaj për protestën: Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, por dhuna nuk është zgjidhje
  • 17:13Protesta studentore shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duan dorëheqjen e Ramës