Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë

GD
Gazeta Demos26 korrik 2026 në 11:20
Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se Kosova është më e sigurt se kurrë e se institucionet e sigurisë kanë dëshmuar qëndrueshmëri përballë sfidave ndër vite.

Ai i bëri këto deklarata pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në krye të detyrës, në përvjetorin e vrasjes së heroit Enver Zymberi.

”Bashkë me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjën Albulena Haxhiu, sot ditën e filluam me homazhe te varri i Adem Demaçit, simbolit të rezistencës, Mandelës sonë dhe Mandelës evropiane, i cili kaloi 28 vjet në burgjet e ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë dhe të cilit sot ia shënojmë tetëvjetorin e ndarjes nga jeta.

Prej aty erdhëm këtu, te memoriali i policëve të rënë në krye të detyrës, për t’i nderuar ata, bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, si dhe kolegë të tjerë nga ekzekutivi i Republikës dhe Policia e Kosovës.

Dita e sotme përkon me 15-vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit, i cili po zbatonte ligjin e Republikës, po mbronte integritetin territorial dhe po garantonte siguri, paqe e të drejta për të gjithë, pa dallim. Mirëpo, dora kriminale e strukturave të Serbisë qëlloi për vdekje mbi të.

Që prej atëherë, Enver Zymberin e kujtojmë si hero të Kosovës, si hero të shtetësisë dhe pavarësisë sonë. Ai po zbatonte ligjin dhe, me rënien e tij, frymëzoi shumë policë të Kosovës, si ata që ishin në detyrë, ashtu edhe të tjerë që më pas iu bashkuan Policisë.

Përveç vrasjes së Enver Zymberit dhetë Afrim Bunjakut, Policia e Kosovëspërjetoi një goditje të rëndë edhe më 5 nëntor 2022, kur rreth 550 policë tëkomunitetit serb u tërhoqën kolektivisht nga veriu i Ibrit me urdhër të Beogradit.

Megjithatë, qëllimi i tyre dështoi, pasi nuk u rrënua karakteri shumetnik i Policisë sonë dhe nuk u cenuan sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe stabiliteti institucional, siç synonin ata”, tha Kurti.

Më shumë nga Lajme

  • 09:25Kusari-Lila viziton Ambasadën e Kosovës në Strasburg: Shteti ynë tashmë ka shtëpinë e vet në pronësi
  • 09:24Musliu e quan hap të rëndësishëm veprimin e Qeverisë për Specialen: Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë
  • 09:19Ministri kroat paralajmëron Serbinë: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv, Kosovën e kemi aleate
  • 08:46Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro
  • 08:44Sulmohet dhe kanoset një grua në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati