Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është ish-luftëtari i UÇK-së që humbi jetën pas plagës me armë zjarri

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 10:47
Ky është ish-luftëtari i UÇK-së që humbi jetën pas plagës me armë zjarri

52-vjeçari Fatmir Olluri nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, ka humbur jetën tragjikisht pasi një natë më parë ishte plagosur rëndë në kokë me armë zjarri.

Ai ishte dërguar fillimisht nga familjarët në Emergjencën e Lipjanit. Më pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte transferuar për trajtim në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë të gjitha njësitë relevante policore, si dhe Prokurorja kujdestare për Krime të Rënda, e cila kishte urdhëruar inicimin e rastit si “Vetëvrasje në tentativë”. Gjatë ekzaminimit, arma që dyshohet se ishte përdorur në rast ishte sekuestruar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Fatmir Olluri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e 5 gushtit, rreth orës 18:45, në Intensiven Qendrore të QKUK-së.

Me urdhër të Prokurores së Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti tashmë po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Tutje bëhet e ditur se Olluri ishte kthyer vullnetarisht nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontributin e tij në luftën për liri.

jetënarmëzjarri

Të ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, policia jep detaje

19:13
Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, humb jetën një 70-vjeçare – lëndohen tre të tjerë

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, humb jetën një 70-vjeçare – lëndohen tre të tjerë

22:59
Humb jetën personi që u godit nga vetura pak ditë më parë në Prishtinë

Humb jetën personi që u godit nga vetura pak ditë më parë në Prishtinë

09:03
Vihet në kontroll situata në Margëlliç të Shqipërisë, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

Vihet në kontroll situata në Margëlliç të Shqipërisë, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

19:46

Më shumë nga Lajme

  • 16:09Behrami: Qytetarët s'duhet t'i besojnë rrenës së Kurtit, e përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit
  • 16:04Ardian Gjini: Epoka e Albin Kurtit po përfundon, është epokë e mashtrimit
  • 15:57Kurti për tensionet mbrëmë: Policia është më tolerante dhe profesionale se në kohën kur unë organizoja protesta
  • 15:56Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin
  • 15:53Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun