Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 18:06
Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

Një koment i rëndë në rrjetet sociale ka nxitur reagimin e menjëhershëm të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka paralajmëruar masa ligjore ndaj autorit.

“Do të kujtohet si vrasës i pasluftës, haraqegji, hajn e i pafytyrë” – ky është komenti i Daut Hetemit ndaj të cilit deputeti Haradinaj ka paralajmëruar padi.

Komenti ofendues u bë në një postim të gazetarit Adriatik Kelmendi, ku flitej për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar, Daut Haradinaj u shpreh i prerë se shpifje të tilla nuk do të kalohen në heshtje dhe se autori do të duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë.

“Ky koment është një shpifje e ulët e bërë nga një individ në një postim të mbrëmshëm të Adriatik Kelmendit për Ramush Haradinajn. Autori i këtij komenti, bashkë me të gjithë ata që përhapin shpifje të tilla, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të përballen pa kompromis me drejtësinë”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka bërë të qartë se kjo nuk do të mbetet vetëm një reagim publik, por do të ndiqet rruga ligjore për të ndaluar, siç thotë ai, fushatën e shpifjeve ndaj figurës së vëllait të tij dhe liderit të AAK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona