Profesori universitar Blerim Latifi, i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ka komentuar zvarritjen dhe paqartësitë rreth Ligjit për Specialen, duke thënë se përgjegjësia kryesore për situatën e krijuar i takon Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Latifi ka thënë se iniciuesit e këtij ligji, gjatë gjithë periudhës së zgjatjes së debatit, nuk kanë qenë të qartë me opinionin publik lidhur me atë se çfarë synojnë të bëjnë me të. Sipas tij, kjo ka krijuar një paqartësi të vazhdueshme rreth ligjit.

