
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me letrën e tretë të Arlinda Zekajt e cila është publikuar sot.


Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me letrën e tretë të Arlinda Zekajt e cila është publikuar sot.
Ajo ka thënë se shkrimi i saj “për ju është rutinë, për mua është jetë”, është aktakuzë nga varri.
“Arlinda e shkroi sa ishte gjallë. Sot, letra e tretë e publikuar na e sjell sërish zërin e saj: një grua që e pa rrezikun, e dokumentoi dhe kërkoi mbrojtje. Çdo letër e saj kërkon përgjigje. Çdo thirrje e shpërfillur kërkon llogari. Secili që kishte detyrë të vepronte duhet të japë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet e veta. Drejtësi për Arlindën do të thotë edhe një sistem që i dëgjon gratë, i beson dhe i mbron në kohë. Që asnjë grua të mos ketë nevojë të na flasë nga varri për t’u dëgjuar”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se i mbështet protestat për drejtësi për Arlindën, duke respektuar thirrjen e organizatorëve që ato të mbeten qytetare, pa ngjyrime partike, me një kërkesë të përbashkët: llogaridhënie dhe mbrojtje të jetës së grave, sot dhe përherë



