Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Presidenca jep detaje

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 18:31
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Presidenca jep detaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas një njëoftimi nga Presidenca është bërë e ditur se gjatë ditës së sotme, Presidentja ka pranuar propozimin zyrtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, si sponsorizues i ligjit, për t’i dhënë Kuvendit mundësinë e rishqyrtimit të tij, veçanërisht të dispozitave që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me garantimin e plotë të të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen pranë këtyre Dhomave.

Në njoftim thuhet se në arsyetimin e vendimit, Presidentja Shiroka Pula ka theksuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të krerëve të saj në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ajo ka rikujtuar gjithashtu mbështetjen e saj për Deklaratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të 28 shtatorit 2026, lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Presidentja ka ritheksuar qëndrimin kundër çdo përpjekjeje për të shtrembëruar të vërtetën historike të Kosovës, për të vënë në dyshim karakterin çlirimtar të luftës apo për të barazuar popullin që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që e shtypi atë.

Në arsyetimin e vendimit, Presidentja ka bërë të ditur se ka zhvilluar dhe po vazhdon konsultimet me përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve përkatëse shtetërore, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për mbrojtjen sa më të mirë të të drejtave dhe interesave të krerëve të saj që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

kosovëspresidentjapresidenca

Të ngjashme

Çfarë ndodh tani me Ligjin për Specialen pasi presidentja e riktheu në Kuvend?

Çfarë ndodh tani me Ligjin për Specialen pasi presidentja e riktheu në Kuvend?

19:22
Presidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-së

Presidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-së

16:56
Tahiri reagon ndaj retorikës kundër Kosovës në Serbi: Boll më me manipulime dhe mashtrime elektorale

Tahiri reagon ndaj retorikës kundër Kosovës në Serbi: Boll më me manipulime dhe mashtrime elektorale

16:25
Tahiri i Aleancës për fushatën në Serbi: Boll më me retorikë nacionaliste kundër Kosovës

Tahiri i Aleancës për fushatën në Serbi: Boll më me retorikë nacionaliste kundër Kosovës

16:22

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV’në
  • 20:03Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij
  • 19:41Shiroka-Pula takon kreun e Gjykatës Kushtetuese gjermane, flasin edhe për diasporën kosovare
  • 19:37Macroni ashpërson kufizimet ndaj protestave
  • 19:35Trump akuzon Iranin për rritjen e çmimit të naftës: Nuk do ta lejojmë të ketë armë bërthamore