Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Limaj për takimin me Kurtin: Ia kemi zgjatur dorën për ta bërë shumicën

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 11:44
Limaj për takimin me Kurtin: Ia kemi zgjatur dorën për ta bërë shumicën

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka konfirmuar se gjatë javës do të ketë një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për një koalicion të mundshëm për shumicën në Kuvend.

Ai ka thënë se ka folur me VV-në dhe se gjatë javës pritet të ketë takim.

“Kur ta caktojmë vendin [do t’ju informojmë]. Duhet të bisedojmë që të dalim prej kësaj situate. Gjëja më e zakonshme është bërë e jashtëzakonshme. Si të dalim nga kriza kur nuk ka bisedime mes partive parlamentare. Do të bisedoj me kryeministrin për të ardhur deri te një moment i zgjidhjes së situatës”, ka thënë Limaj.

“Ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit për ta bërë shumicën parlamentare”, ka thënë ai.

“Kosova ka votuar për të pasur një qeveri dhe një kryeministër. Është partia e parë që ka marrë shumicën e votave, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për përmbushjen e vullnetit të shumicës”, ka deklaruar Limaj.

Ai tha se është i interesuar që të bisedojë edhe me liderët e tjerë politikë të vendit.

Më shumë nga Lajme

  • 10:47Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te Liqeni i Radoniqit, niset me veturë për t’i parë
  • 10:47Golf 4-shi godet motoçikletën në Rahovec
  • 10:42Aksidenti tragjik me dy të vdekur, Peci: Ditë e rëndë për Mitrovicën, ngushëllime familjeve
  • 10:42Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional
  • 10:33Aksidenti tragjik në Shqipëri, çifti që humbi jetën ishte martuar pak ditë më parë