Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Në rrethe, tubimi shënon ditën e dytë të protestave.
Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.
Ndërkohë, në Tiranë është njoftuar një tjetër protestë për këtë të premte, në orën 10:00, por deri më tani protestuesit nuk janë mbledhur. Në tri ditët e mëparshme të protestave, tubimi ka nisur nga Ministria e Arsimit.




