Lojërat në Taranto, Albulena Haxhiu dhe Përparim Rama shihen bashkë në një anije, i shoqëron ekuipazhi

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u panë bashkë në një anije në Itali ku po përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Haxhiu aty mori rolin e kapitenes në një anije gjigante Aroya në Taranto, ndërsa Rama u pa duke folur me ekuipazhin.