Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mehmeti alarmon: Sonte s’kemi shtet, nëse sulmohet Kosova s’ka kush i jep urdhër FSK-së

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 21:41
Mehmeti alarmon: Sonte s’kemi shtet, nëse sulmohet Kosova s’ka kush i jep urdhër FSK-së

Avokati Nazim Mehmeti, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mos-konstituimin e Kuvendit.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se sonte “ne nuk kemi shtet” dhe se në rast se dikush na sulmon, “nuk kemi komandant suprem për t’i dhënë urdhër FSK-së që të dalë e të veprojë në mbrojtje të vendit.

“Ne sonte nuk kemi as president, as kryeministër, as U.D. të kryeministrit. Në momentin që Albin Kurti e ka dhënë betimin si deputet, automatikisht i bjen funksioni i U.D. të kryeministrit. Dhe sonte nuk kemi as kryetar kuvendit, e kemi vetëm një menaxher të Kuvendit, si rasti i Avni Deharit”, deklaroi Mehmeti.

“Faktikisht ne sonte s’kemi shtet, s’kemi institucione, s’kemi kupolë të shtetit. Nuk e kemi Presidenten e Kosovës. Në rast se më e keqja me bë vaki sonte me na sulmu dikush, një shtet fqinj po supozojmë, një dron vjen nga shteti fqinj, nga shteti armik serb, ne nuk kemi komandant suprem i cili i jep urdhrin FSK-së me dalë me vepruar dhe me mbrojt vendin. Nuk e di kush jep sonte urdhrin në Kosovë faktikisht”, deklaroi Mehmeti.

Ai tha se vendi sonte nuk ka komandant suprem.

“Është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 72, papajtueshmëria. E diskutuam më parë me gjyqtaren. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post në asnjë mënyrë. Në momentin që e jep betimin, ai e ka dhënë betimin, dhe në momentin që e ka dhënë betimin, i ka pushuar funksioni i ushtrueses së detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës. Në qoftë se ajo s’e kish dhënë betimin, ajo ish mbetur ushtruese e detyrës, por jo më shumë se gjashtë muaj ditë. Në moment që e ka dhënë betimin për deputete, dhe ka thënë ‘në emër të popullit të Kosovës, në emër të qytetarëve, betohem se do ta ushtrojë detyrën e deputetit të pavarur dhe në interes të qytetarëve’, ajo nuk ka më punë në pjesën e domenit të presidentes”.

kemisontemehmeti

Të ngjashme

Haziri në natën e gjashtë të protestës: Ky shesh nuk kërkon ndarje, kërkon bashkim – na ka bashkuar UÇK-ja

Haziri në natën e gjashtë të protestës: Ky shesh nuk kërkon ndarje, kërkon bashkim – na ka bashkuar UÇK-ja

21:42
Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët

Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët

11:29
‘’Jo në emrin tim’’, sonte nata e 6-të e protestës

‘’Jo në emrin tim’’, sonte nata e 6-të e protestës

08:24
”LIRIA KA EMËR”: Sonte në 21:00 sërish në shesh, mos mungo

”LIRIA KA EMËR”: Sonte në 21:00 sërish në shesh, mos mungo

14:57

Më shumë nga Lajme

  • 08:07Milo rrëfen prapaskenat: Si e bindën Thaçin të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë
  • 08:06Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare
  • 07:3528 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
  • 07:31KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:28Vranësira e diell, parashikimi i motit: Edhe reshje të dobëta shiu