Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga gara për President të Kosovës.Nagavci e ka cilësuar tërheqjen e Sejdiut si humbje për një proces që, sipas saj, do të duhej të sillte në vëmendje personalitete me integritet, profesionalizëm dhe kredibilitet.
“Fatkeqësisht, në vend që të krijojmë hapësirë për personalitete të tilla që të vënë dijen dhe përvojën e tyre në shërbim të shtetit, po krijohet një klimë politike që i demotivon ata”, ka shkruar Nagavci.Ajo ka kritikuar përpjekjet për dërgimin e vendit në zgjedhje të reja, duke thënë se kjo po e çon Kosovën nga një bllokadë në tjetrën dhe po e vështirëson ndërtimin e konsensusit.




