Kapiten Ymërdin Hasani, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses Kursin e Çështjeve Civile në Fort Bragg, Karolina e Veriut, në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale “John F. Kennedy”, një ndër institucionet më prestigjioze të trajnimit ushtarak në ShBA.
Gjatë trajnimit, siç thuhet në njoftimin e FSK-së, Kapiten Hasani është nderuar me Medaljen për Arritje Ushtarake, e cila jepet vetëm pjesëtarëve që tregojnë rezultate të jashtëzakonshme dhe performancë të lartë profesionale.
