Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rriten për 100 % rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit të sivjetmë

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 10:29
Rriten për 100 % rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit të sivjetmë

Numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt është dyfishuar gjatë muajit tetor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit të Policisë Rajonale të Ferizajt, gjatë tetorit të këtij viti janë regjistruar gjithsej 38 raste të dhunës në familje, ndërsa në tetorin e vitit 2025 ishin raportuar 19 raste.

Nga rastet e regjistruara gjatë këtij viti, 23 kanë ndodhur në Ferizaj, 12 në Kaçanik, dy në Shtime dhe një në Shtërpcë.

Ndërkaq, në tetorin e vitit të kaluar, 12 raste ishin raportuar në Ferizaj, tri në Kaçanik, dy në Shtërpcë, një në Shtime dhe një në Han të Elezit.

“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit tetor 2026 ka shënuar rritje prej – 100 %, krahasuar me muajin tetor të vitit 2025”, ka thënë Policia.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dhunës në familje.

Njëkohësisht, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni, duke theksuar se rastet mund të raportohen drejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia ka siguruar qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave të personave që raportojnë rastet do të ruhet plotësisht.

dhunësfamiljerastet

Të ngjashme

Gjashtë raste të dhunës në familje në disa qytete të Kosovës, Policia jep detaje

Gjashtë raste të dhunës në familje në disa qytete të Kosovës, Policia jep detaje

09:32
Pesë raste të dhunës në Kosovë, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje

Pesë raste të dhunës në Kosovë, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje

08:46

Më shumë nga Lajme

  • 10:32Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: Nuk do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg
  • 10:30Hamza: Gjashtë vite në Hagë, por asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë
  • 10:14Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta
  • 09:58Vrasja e Arlinda Zekajt, kryeprokurori pret në takim aktivistet që po protestojnë para KPK-së
  • 09:55Çitaku: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët s’do t’i lëmë kurrë vetëm