Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me anëtarë tjerë të Qeverisë dhe aktivistë të VV-së si dhe familjen Dehari, kanë bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit në përvjetorin e 10-të të vdekjes së tij.
Ai për Astritin ka thënë se ishte aktivist i shkëlqyeshëm i VV-së dhe student shembullor i Fakultetit të Mjekësisë.
“10 vjet pa astritin janë shumë. janë tepër shumë për familjen, për VV-në për të gjithë ne që e njohëm e b ashkëpunuam me të por edhe shumë për Kosovën dhe mbarë shqiptarët sepse mungon edhe e vërteta e mbytjes së tij dhe e vërteta për të. 10 vite më vonë ne nuk e dimë emrin e vrasësit të Astritit, pesë prokurorë janë ndërruar gjatë rastit dhe qysh në orët e para pas mbytjes së tij, të shtunën e 5 nëntorit 2016, u patën nxituar institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe drejtësisë aso kohe që të japin konstatime para hetimeve. Kjo e rëndoi shumë situatën dhe kjo situatë e rënduar vazhdon sot e kësaj dite, përderisa askush nuk është akuzuar, arrestuar, dënuar për mbytjen e Astritit që la familjen Dehari, VV-në dhe Republikën e Kosovës pa këtë djal të jashtëzakonshëm”, ka thënë Kurti.




