Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“10 vjet torturë për familjen tonë”, Avni Dehari flet në përvjetorin e rastit të Astritit

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 10:42
“10 vjet torturë për familjen tonë”, Avni Dehari flet në përvjetorin e rastit të Astritit

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, ka folur për dhimbjen dhe pritjen e gjatë të familjes për zbardhjen e rastit të djalit të tij, në 10-vjetorin e ngjarjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai ka thënë se një dekadë pa përgjigje dhe pa drejtësi ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për familjen, bashkëveprimtarët e Astritit dhe qytetarët që vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit.

“Si prind i Astritit, 10 vjet që nga rasti i vrasjes së tij në paraburgimin në Prizren, janë shumë për t’u zbardhur drejtësia. 10 vjet torturë për ne si familje, për bashkëveprimtarët e Astritit, për qytetarët e Kosovës brenda kufijve të shtetit, por edhe jashtë kufijve të Republikës, janë tepër për të pritur se çka do të ndodhë me këtë rast që ende nuk po përmbyllet”, ka deklaruar Dehari.

Ai ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar rasti nga organet e drejtësisë, duke pretenduar se hetimet janë zvarritur që nga fillimi dhe se deklarimet e institucioneve kanë qenë kundërthënëse.

“10 vjet vërtet torturë dhe flasin shumë se si prokuroria, që nga fillimi, tok me bashkëveprimtarë të tyre dhe aleatë të tyre, e kanë zvarritur këtë hetim deri në skajshmëri. Që nga fillimi, prononcimet për media dhe konstatimet gjoja pas hetimeve kanë qenë kundërthënëse”, ka thënë ai.

“Kanë qenë qëllimkëqija që rastin ta shpallin si vetëvrasje, edhe pse ka pasur hetime nga ekspertët e pavarur ligjorë dhe ndërkombëtarë, konkretisht nga Zvicra, ku kanë sjellë konstatime se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje, por për vrasje”, është shprehur Dehari.

Për mediat, ai ka thënë se familja pret që rasti të trajtohet më seriozisht dhe që institucionet të sjellin rezultate konkrete.

“Presim që në të ardhmen ky rast të trajtohet më seriozisht dhe të kemi rezultate”, ka përfunduar Avni Dehari.

vjetastritittorturë

Të ngjashme

6 vite nga arrestimi i Rexhep Selimit, vëllau i tij prek me fjalët: Gjashtë vjet larg familjes, larg përqafimeve të më të dashurve, vëlla, me kokën lart e  me dinjitet

6 vite nga arrestimi i Rexhep Selimit, vëllau i tij prek me fjalët: Gjashtë vjet larg familjes, larg përqafimeve të më të dashurve, vëlla, me kokën lart e me dinjitet

09:22
Gjashtë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe Veselit – nga dorëheqja në Prishtinë te dënimet në Hagë, çka pritet në Apel

Gjashtë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe Veselit – nga dorëheqja në Prishtinë te dënimet në Hagë, çka pritet në Apel

08:55
10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

10:49
Gjashtë vjet larg babait, Altini me dedikim emocional për Jakup Krasniqin: Shtëpia s’është e njëjtë pa ty

Gjashtë vjet larg babait, Altini me dedikim emocional për Jakup Krasniqin: Shtëpia s’është e njëjtë pa ty

10:12

Më shumë nga Lajme

  • 10:56Zvicra i krahason vendet e Ballkanit drejt BE-së: Mali i Zi e Shqipëria avancojnë, Kosova mbetet prapa
  • 10:32Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: Nuk do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg
  • 10:30Hamza: Gjashtë vite në Hagë, por asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë
  • 10:29Rriten për 100 % rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit të sivjetmë
  • 10:14Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta