Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pa paga, punëtorët e RTK-së protestojnë të hënën

GD
Gazeta Demos15 gusht 2025 në 12:43
Pa paga, punëtorët e RTK-së protestojnë të hënën

Një grup punëtorësh të RTK-së, të cilët nuk janë të organizuar në asnjë sindikatë, kanë paralajmëruar një protestë paqësore për të hënën, më 18 gusht 2025, për shkak të vonesës së pagave për muajin korrik.

Protesta do të mbahet nga ora 09:30 deri në 10:30, para objektit të RTK-së në rrugën “Xhemail Prishtina” në Prishtinë. Organizatorët theksojnë se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të ndikojë në rendin publik.

“Kërkesa jonë është e vetme dhe e qartë: ekzekutimi i menjëhershëm i pagave”, thuhet në njoftimin e punëtorëve.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), e cila bën thirrje për mobilizim të përgjithshëm të punëtorëve, duke e konsideruar këtë veprim si të domosdoshëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

SPERTK rikujton se protesta e parë për këtë çështje është mbajtur më 6 gusht, dhe paralajmëron se aktivitetet sindikale do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave.

“Ky angazhim dëshmon se veprimet tona kanë të vetmin qëllim, sigurimin e pagave, jo interesa personale” thekson sindikata.

Sindikata njoftojnë se në rast se pagat ekzekutohen para datës së protestës, ajo do të anulohet, dhe do të pasojë një njoftim zyrtar për këtë.

RTK

Më shumë nga Lajme

  • 16:07Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Australisë në Kosovë
  • 15:56Ky është i riu nga Skenderaji që ndërroi jetë pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte
  • 15:53Ky është vendimi i kryesisë së LDK-së pas marrëveshjes për presidentin
  • 15:28Prizren: Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 4 vjet burg për narkotikë
  • 15:13Haradinaj për vdekjen e Dr. Osman Sejfijajt: Profesionist i përkushtuar